
Urtësi
Një aplikacion i qetë për studim islam në shqip. Kurani, hadithet, namazi, reflektimi.
I lirë për punë të re
Tiranë, Shqipëri
Inxhinier softueri
Sisteme web full-stack, aplikacione mobile dhe produkte gati për klientin.
Jeta ndryshon. Edhe plani yt mundet.
Stërvitje dhe ushqyerje që përshtaten me ditën që ke realisht. E dizajnuar dhe e ndërtuar nga ekrani i parë deri te logjika e trajnerit.
Brenda projektitNë zhvillim për iOS


S'ke kohë, të dhembin muskujt ose je larg palestrës? Reality Mode e rregullon seancën sipas asaj që mund të bësh sot.
01 / 06Urtësi
● Rreth meje

Inxhinier softueri nga Tirana. Ndërtoj sisteme web full-stack dhe aplikacione mobile native për klientë kudo në botë, dhe merrem me to nga commit-i i parë deri te publikimi.
Që nga 2023 kam publikuar faqe interneti për klientë dhe dy aplikacione native. Merrem vetë me gjithçka: nga arkitektura dhe të dhënat offline-first, te animacionet e ndërfaqes dhe publikimi në App Store. Më interesojnë detajet që nuk duken, por që e bëjnë softuerin të ndihet siç duhet.
Zgjidh një për të parë punët e ndërtuara me të.
Bachelor në Inxhinieri Softuerike, tani në master për Inteligjencë Artificiale, me kurse nga Harvard, Meta, AWS dhe Anthropic.

Diploma · 2026
Canadian Institute of Technology
Master Shkencor në Inteligjencë ArtificialeNë vazhdim · 2026 - 2028
Pranoj projekte të reja
Rregulloj faqe të ngadalta, me defekte ose të ndërtuara keq, dhe ndërtoj nga e para faqe të shpejta e moderne. Klientët më marrin për të rregulluar atë që kanë lënë pas zhvilluesit e tjerë.
He helped me find errors another freelancer had done and closed open security gaps.Çmime promocionale deri më 31 tetor. Zgjidh çfarë të duhet, shiko çfarë përfshihet dhe dërgoje me një prekje.
Më duhet një faqe interneti për biznesin, brenda një-dy muajve.
Çfarë përfshihet
Nga
Afati
2-4 javë
Faqe biznesi: nga 950 €, ulur nga 1.200 € deri më 31 tetor, 2-4 javë.
Çfarë më pyesin zakonisht klientët para se të nisim.
Juri Dedej është inxhinier softueri në Tiranë. Ndërton faqe interneti, aplikacione web dhe aplikacione mobile për iOS dhe Android, për klientë në Shqipëri dhe jashtë saj. Punët e publikuara përfshijnë Urtësi, Evervow, KH Yachting, MODUS, NOB Travel.
Një faqe prezantuese nis nga 600 €, një faqe biznesi nga 1.200 € dhe një aplikacion web nga 2.500 €. Aplikacionet mobile vlerësohen pas një bisede. Çmimin e saktë e merr para se të nisë puna.
Një faqe prezantuese zakonisht 1-2 javë, një faqe biznesi 2-4 javë dhe një aplikacion web 4-8 javë. Nëse të ngutet, afatet mund të shkurtohen.
Po. Ndërtoj aplikacione për iOS dhe Android me React Native dhe Expo, nga i njëjti kod, dhe merrem vetë me publikimin në App Store dhe Play Store. Urtësi është live në App Store.
Po, kjo është pjesë e madhe e punës sime. Rregulloj faqe të ngadalta, me defekte ose me probleme sigurie, dhe i mbaj të shpejta e të mirëmbajtura.
Po. Punoj në distancë, ndaj vendi nuk ka rëndësi: çdo qytet i Shqipërisë, Kosova, diaspora apo klientë ndërkombëtarë. Flasim shqip, në WhatsApp, me email ose në një takim online.
Më shkruaj në WhatsApp ose me email disa rreshta për projektin. Zakonisht të përgjigjem brenda 4 orësh, me pyetje dhe një ofertë.
Dërgohet nga email-i ose WhatsApp-i yt. Ctrl ose ⌘ + Enter e dërgon me email.